Lart

Ekspozimi i gjatë i fëmijëve para paisjeve teknologjike

Vlora Fejza

Vlora Fejza , psikologe/ terapiste stimuluse, studimet bazë ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në degën Psikologji duke vazhduar kështu edhe me studime Master në Psikologji Sociale dhe Organizative . Që nga viti 2013 ka punuar si Terapiste Stimuluse dhe mësuese mbështetëse me fëmijët me nevoja të veçanta në qendra dhe kopshte të ndryshme. Tash e 4 vite punon në Ambulancën Specialistike të Psikologjisë Klinike ‘’Visar A.Sadiku B.I’’ në Prishtinë dhe ofron këto shërbime psikologjike: Seanca stimulimi për fëmijë me: Çrregullime në sferën e komunikimit, çrregullime të spektrit të Autizmit, Down syndrome, deficiti i vëmendjes dhe çrregullim të hiperaktivitetit, trajtimi i nxënësve me çrregullime dhe vështirësi në të nxënë, çrregullimi i aftësisë në të shkruar si dhe lexuar,çrregullimi i komunikimit verbal.

Në dekadat e fundi fëmijë janë shumë të eksozuar ndaj teknologjisë është shumë e rëndësishme për të gjithë prindërit që të bëjnë kujdes rreth kohës se sa qëndrojnë fëmijët e tyre para pajisjeve teknologjike ,impakti i TV tek fëmijët mund të jetë shumë përfitues, por në të njëjtën kohë mund të jetë shumë i dëmshëm.

Fëmijë të cilët në moshën e hershme janë ekspozuar ekraneve televizive , në moshat më të vonshme të zhvillimit kanë tendenca të kenë më shumë probleme në sjellje , të kenë vështirësi në komunikimi , janë më të tërhequr dhe krijojnë më pak kontakakte me bashkëmoshatarët e tyre duke mos u përfshirë në aktivitete sociale dhe fizike këta fëmijë mund të kenë gjithashtu efekt negativ në përformancën akademike. Andaj është e rekomandushme që fëmijët nga mosha 0-6 vjeç është e rëndësishme të mësojnë përmes lojës.

Loja është mënyra kryesore e të nxënit në fëmijërinë e hershme. Fëmijët e vegjël nxënë më mirë nëpërmjet përvojave personale dhe metodave multisensoriale të mësimdhënies që nxisin ndjesorët e tyre natyralë të kuriozitetit. Loja, në të gjitha format e saj, paraqet mundësi të pafundme për ndërveprimin e fëmijëve me njerëzit dhe objektet, në situata reale dhe imagjinare.

Gjëja më e bukur e fëmijërisë janë lojërat, ato të vërtetat në ajër të pastër, me lëvizje e zbulime, ku fëmijët vrapojnë, bien, bëhen pis, qeshin dhe qajnë. Arsyet për të luajtur në ajër të pastër në janë pa fund, duke luajtur në natyrë ndihmojmë rritjen harmonike të fëmijës duke mbështetur aktivizimin e tij dhe në të njëjtën kohë duke zhvilluar anën intelektuarle, emotive,shpirtërore dhe fizike në përgjithësi lojrat në natyrë ndihmojnë në mirëqënjen e fëmijës.

Disa nga dobitë e lojës në natyrë:

· Ndihmon në rritjen e krijimtarisë të fëmijës

· Përmirëson përqëndrimin.

· Garanton një ekujlibër në zhvillimin fizik.

· Ndihmon në lidhjen shoqërore dhe në aktivitetet në grup.

· Rrit disiplinën ndaj vetes dhe regullimin e tij.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com