Lart

Simptomat dhe shkaktarët e lodhjes së syve

Oftalmologët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.

Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh. Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë.

Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.

Simptomat e lodhjes së syve

Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:

Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
Lotim ose tharje e syve
Shikim i mjegulluar
Dhimbje koke,
Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
Vështirësi në përqendrim
Vështirësi në hapjen e syve

Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve

Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:

Përdorimi i pajisjeve digjitale,
Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
Tharja e syrit,
Stresi dhe lodhja
Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë

Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:

Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve

Ekrani reflektohet

Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur

Ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.

Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.

Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet digjitale.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]