Lart

Mos e ngarkoni mëlqinë, është organ i rëndësishëm

Mëlqia njihet ndryshe si laborator i organizmit, aty ndodhin procese të ndryshme dhe largimi i toksinave nga trupi bëhet përmes mëlqisë.

Por, janë të shumtë pacientët që thonë se përkundër problemeve që mund të kenë me këtë organ jetik kanë pak kujdes në raport me ushqimin që përdorin.

Sot kemi vendosur që të listojmë disa nga ushqimet që janë mike të mira të mëlqisë.

Prandaj për një mëlqi të shëndetshme ju mund të konsumoni:

1.Rrepa është super ushqim, studimet tregojnë se disa antioksidues që gjenden në rrepë të quajtura betalain, kanë veti antikancerogjene dhe antiinflamatore.

2.Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbërt, kanë veti antioksiduese dhe sasi të lartë të vitaminave e mineraleve.Ekspertët thonë se konsumimi i spinaqit të papërpunuar zvogëlon rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore.

3.Konsumoni vajin e ullirit, sipas një studimi konsumimi i vajit të ullirit në baza ditore ka përmirësuar enzimet e mëlqisë dhe ka ulur nivelin e yndyrës së keqe.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]