Lart

10 Porosi të Dhëna në Gjithë Botën për Reagimin e Individit ndaj Koronavirusit

10 masat parandaluese

  • Frika nuk ndihmon, kujdesi po!
  • Shmangni sa të jetë e mundur shtrëngimet e duarve!
  • Lajini rregullisht duart jo më pak se 20 sekonda dhe shmangni gjithashtu prekjen e syve, hundës dhe gojës pas kontakteve fizike me të tjerë!
  • Nëse teshtini përdorni një pecetë letre apo vendosni krahun përpara gojës!
  • Kujdesuni për më të moshuarit a të sëmurët kronikë në familjen tuaj, që të kufizojnë kontaktet fizike dhe daljet e panevojshme nga shtëpia (mesatarja moshore e atyre që kanë humbur jetën në Itali, sipas statistikës së fundit, është 81 vjeç!)

    porosi reagimin ndaj koronavirusit

  • Mbani parasysh që pjesa dërrmuese (mbi 80%) e atyre që preken nga koronavirusi e kalojnë epideminë pa asnjë shenjë ose si një rrufë të zakonshme stinore. Mos u alarmoni nga shenjat gripale dhe mos lëvizni drejt e për në spital apo në qendrën shëndetësore, por telefononi menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127 dhe ndiqni këshillat e marra!
  • Nëse vini nga zona e kuqe e Italisë apo zona të tjera të prekura, vetëkarantinohuni në shtëpinë tuaj për 14 ditë, duke shmangur kontaktet me jashtë shtëpisë, pavarësisht se mund të mos keni asnjë shenjë shqetësuese!
  •  Bëni shumë kujdes me burimet e informacionit e sidomos me internetin dhe referojuni burimeve zyrtare të autoriteteve të shëndetësisë e këshillave të tyre!
  • Asnjë panik dhe asnjë dyshim se do ta kalojmë edhe këtë sfidë së bashku, duke mos e harruar asnjë çast se nuk jemi përpara fundit të botës, po përpara një virusi të panjohur deri më sot (me shërueshmëri mesatare statistikore në 97% të rasteve)!

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

CNN: Kjo është Shpërndarja e Saktë e Koronavirusit Nëpër Botë

A Lejohen Marrëdhëniet Intime Gjatë Koronavirusit?

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]