Lart

Ndryshimet që Ndodhin në Orë, Ditë, Javë dhe Muaj Pasi të Keni Lënë Duhanin!

Ndryshimet që Ndodhin në Orë, Ditë, Javë dhe Muaj Pasi të Keni Lënë Duhanin!

Cigaret janë instrumente vdekjeje! Ato nuk meritojnë asgjë më shumë sesa përbuzjen tuaj!

Ndërsa pirja e duhanit mund t’iu bëjë të ndiheni mirë për një periudhë kohore, ajo ngadalë vret trupin tuaj!

Ju tashmë e dini se pirja e duhanit nuk është e shëndetshme! Mirëpo, a jeni në dijeni se sa i dëmshëm është duhani?

Pothuajse të gjithë e dinë se pirja e duhanit shkakton kancer, sëmundje të ndryshme të zemrës dhe të mushkërive; të gjithë janë në dijeni që pirja e duhanit mund të shkurtojë jetën tuaj për 10 vjet ose më shumë; dhe se ky zakon mund të ju kushtojë me mijëra euro në vit! Pra, si është e mundur që njerëzit vazhdojnë ta pijnë atë? Përgjigja është – varësia!

Ju mund të mendoni se e ‘dashuroni’ duhanin, por e vërteta është se ju keni një varësi të pabesueshme ndaj duhanit.

Pasi të filloni pirjen e duhanit, është shumë e vështirë ta ndalni! Pirja e duhanit është një zakon shumë i vështirë për t’u thyer për shkak të përmbajtjes së nikotinës, e cila ju bën të varur. Ashtu sikurse heroina apo drogat tjera, trupi dhe mendja bëhen të varura ndaj nikotinës sa që një person duhet vazhdimisht të pijë që të ndjehet normal.

Njerëzit fillojnë të pijnë duhan për një sërë arsyesh të ndryshme. Disa mendojnë që pirja e duhanit i bën që të duken ‘cool’ në shoqëri. Të tjerë fillojnë sepse anëtarët e familjes ose miqtë e tyre pijnë duhan.

Madje me kalimin e kohës, mësojmë të lidhim pirjen e duhanit me shumicën e aktiviteteve dhe ngjarjeve të përditshme në jetën tonë derisa fillojmë të besojmë se cigaret na ndihmojnë të përballojmë gjithçka.

Nëse mendoni se ju mund t’ia dilni të pini vetëm një cigare, atëherë ju gaboheni! Shancat janë që ju do të pini çdo herë e më shumë cigare. Mos e mashtroni veten, ju nuk mund ta kontrolloni efektin e nikotinës sapo keni shijuar atë. Thjeshtë, nuk funksionon kështu për të varurit nga nikotina.

E vërteta është që pirja e duhanit nuk sjellë asgjë të vlefshme!

Shumica e duhanpirësve kanë frikë ta lënë duhanin, mirëpo mos lejo që kjo frikë të të ‘mposhtë’ edhe ty. Mos harroni se ky është vetëm një mendim që shkaktohet nga varësia e nikotinës.

Ndërprerja e duhanit do t’iu shpërblej me përfitime përtej asaj që mund ta imagjinoni, prandaj kini durim dhe bëni punën që duhet për të shëruar trupin dhe mendjen tuaj nga pirja e duhanit.

Lexoni rreth varësisë nga nikotina dhe filloni të bëni përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si i përceptoni cigaret. Kërkoni vazhdimisht mbështetje, dhe mbi të gjitha, jini të durueshëm me veten tuaj. Lejojini vetës më shumë kohë për tu shëruar kjo varësi.

Nuk ka ndonjë formulë të caktuar për shërim. Ne jemi të gjithë unik në mënyrën se si e kalojmë këtë proces të vështirë.

Mos e shiqoni duhanin si një sakrificë. Ju nuk jeni duke hequr dorë nga asgjë të vlefshme. Ndrysho qasjen tuaj ndaj duhanit dhe do të gjeni lehtësim nga kjo varësi vrasëse.

Nëse doni të ndryshoni jetën tuaj, ndryshoni mendjen tuaj!

Besoni në veten tuaj! Ju mund t’ia dilni!

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]