Lart

Ndikimi i Rrezeve të Diellit në Luftimin e Koronavirusit

Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin të mbetur në sipërfaqe brenda disa minutave. Në këtë përfundim ka dalë një studim i pabotuar i kryer nga shkencëtarët e Departamentit Amerikan të Sigurisë së Atdheut, që nuk është shqyrtuar ende nga ekspertë të pavarur.

Rezultatet e tyre sugjerojnë që rrezatimi nga rrezet ultraviolet mund të dëmtojë materialin gjenetik të virusit dhe të pengojë aftësinë e tij për t’u riprodhuar në sipërfaqe. Nuk ka asnjë provë që rrezet UV mund të vrasin koronavirusin kur ndodhen në trup.

rrezet diellit luftojne koronavirusit

Provat u zbuluan në konferencën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë nga zyrtari Bill Bryan, dhe shkaktoi një ide të çuditshëm nga Presidenti Donald Trump.

Shkencëtarët hodhën poshtë idenë e përdorimit të rrezeve UV si një terapi dhe iu lutën publikut që të mos e ekspozojnë veten ndaj rrezatimit të dëmshëm, që dëshmon se shkakton kancer të lëkurës. Po ashtu prodhuesit e produkteve të dezinfektantëve bënë thirrje të mos përdoren në trupin e njeriut apo të konsumohen.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Sa vjet i keni? Mjekët Zbulojnë Saktësisht se në Çfarë Rreziku jeni nga Simptomat e Rënda të Koronavirusit

Edhe Ngjyra e Urinës Mund të Tregojë Infeksionin me Koronavirus

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]