Lart

Kishin Vetëm 5% shanse që të Jetonin

Kishin Vetëm 5% shanse që të Jetonin

Një 22-vjeçare ka treguar sesi mjekët i dhanë vetëm 5-10% shanse mbijetese fëmijëve të saj ndërsa sot ata janë shëndoshë e mirë.

Harriet Alderman ishte 22-javëshe shtatzënë kur mori lajmin e keq se binjakët që kishte në bark kishin një problem të rëndë shëndetësor. Dy binjakët kishin një problem shëndetësor që ndalonte qarkullimin e gjakut mes të dyve.

Kështu, mjekët e informuan Harriet-in dhe të dashurin e saj Jeffrey Zani se binjakët kishin vetëm 5-10% shanse që të mbijetonin.

Situata mund të ndryshonte vetëm nëse ndërhyej ndërkohë që fëmijët ishin në bark.

E shqetësuar për jetën e fëmijëve, e reja iu nënshtrua operacionit të vështirë edhe pse mjekët e paralajmëruan se mund të shfaqeshin probleme rrugës.

Për fat të mirë, binjakët Hugo dhe Hayze Zani e sfiduan fatin dhe erdhën në jetë më 23 korrik kur ishin 33-javësh. Pas 10 ditësh ata u nxorën nga spitali dhe sot janë të shëndetshëm.

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Shkencëtarët Krijojnë Gjakun Artificial në Laborator

Studimi: Ja Çfarë Rreziqesh ju Kanosen Nëse nuk i Bëni të Plota Orët e Gjumit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]