Lart

Çfarë Tregojnë Duart e Ftohta për Shëndetin

Duart e Ftohta për Shëndetin

Sëmundja Raynaud është një sëmundje, që shkakton ftohje të gishtave të këmbës apo duarve gjatë ekspozimit të ftohtit ose gjatë stresit. Gjatë kësaj sëmundjeje, enët e gjakut të lëkurës së duarve dhe këmbëve ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e gjakut që qarkullon në lëkurë. Zakonisht nga kjo sëmundje preken femrat.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë: gishta të ftohtë, ndryshime në ngjyrën e lëkurës, shpime të gishtave dhe dhimbje.

Gjatë një ataku të kësaj sëmundjeje, në fillim zonat e prekura të lëkurës zbardhen. Pas kalimit të sulmit, zonat e prekura kthehen në të kuqe dhe bëhen të ënjtura. Krahas gishtave, kjo sëmundje mund të prekë edhe hundën, buzët apo veshët.

Shkaqet e kësaj sëmundjeje konsiderohen të jenë ngushtimi i enëve të gjakut apo spazma. Zakonisht temperaturat e ulëta e shkaktojnë këtë ngushtim, futja e duarve në ujë të ftohtë apo marrja e diçkaje të ftohtë nga frigoriferi.

Disa nga faktorët e rrezikut konsiderohen të jenë: seksi, historia familjare, klima dhe mosha.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje zakonisht bëhet me anë të ilaçeve, mirëpo simptomat mund të kontrollohen ndonjëherë edhe pa ilaçe, kur pacienti tregon kujdes ndaj të ftohtit.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Përse ju Dridhet Syri? Përgjigja nuk do ju Pëlqejë!

Pse Duhet të Mbani Peshqir Personal e të mos e Ndani me të Tjerët

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]