Lart

Çfarë Ndodh me Trupin Tonë kur ne Punojmë më Shumë se 40 Orë në Javë

Puna 40 orë në javë, prej kohësh është konsideruar një normë, por shkencëtarët tani thonë se ajo mund të prekë të gjitha aspektet e shëndetit tonë.

Duke filluar me rrezikun e lartë të infarkteve, e duke vijuar me depresionin apo alkolizmin, puna me orare të zgjatura, sipas ekspertëve, dëmton rëndë shëndetin.

Çfarë Ndodh me Trupin Tonë kur ne Punojmë më Shumë se 40 Orë në Javë

Edhe në një këngë të Dolly Parton, puna nga ora 9 deri në 5 cilësohet si një mënyrë e tmerrshme për të jetuar jetën.

Sipas “The Telegraph”,  40 vite pas publikimit të kësaj kënge, ato orë pune janë njësoj. Edhe nëse orari juaj është 9 me 5, apo 10 me 6, mund të mos e mbash mend herën e fundit kur dole nga zyra në kohë.

Shkencëtarët zbuluan se ata që punojnë më shumë se 52 orë në javë, humbasin flokët e tyre me shpejtësi dy herë më të madhe krahasuar me ata që punojnë 40 orë në javë ose më pak.

Në studim janë ekzaminuar më shumë se 13 mijë persona, tek të cilët janë verifikuar pasojat e orëve të gjata të punës. Dhe përfundimi është gjerësisht i pranueshëm, sa më pak orë pune, aq më mirë.

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Çfarë Sjell Përdorimi i Telefonit më Shumë se 5 Orë në Ditë

Studimi: Ja Çfarë Rreziqesh ju Kanosen Nëse nuk i Bëni të Plota Orët e Gjumit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]