Lart

Gjetjet e Reja, një Hap Afër Trajtimit të Covid-19

Një studim i fundit i bërë nga shkencëtarë të Universitetit Cornell, mund të ndihmoj hulumtuesit e tjerë, të zhvillojnë një trajtim efikas ndaj sëmundjes Covid-19, shkruan Medical News.

Pesë hulumtues nga Universiteti Cornell në New York, kanë bërë disa hulumtime rreth strukturës dhe mekanizmave të veprimit të virusit Sars dhe Mers. Ata e kanë krahasuar mekanizmin e koronavirusit me këta dy viruse të tjera, të cilat ishin përhapur në të kaluarën.

Ata kishin hulumtuar funksionin e një proteine specifike, të cilën viruset e përdorin për të transferuar informacionet e tyre gjenetike brenda një qelize të shëndoshë të njerëzve, dhe me anë të së cilës e shkaktojnë infeksionin.

afer trajtimit te covid-19

Për ta arritur infektimin e një qelize, viruset kalojnë përmes një procesi të ashtuquajtur “fusion membranor”, nëpërmjet të cilit, virusi e injekton informacionin gjenetik brenda qelizës së infektuar.

Në bazë të informacioneve, jonet e kalciumit e ndihmojnë këtë proces, dhe shërbejnë si katalizatorë të infektimit të qelizës.

Si rezultat është vërejtur që të gjitha viruset, duke përfshire Sars, Mers dhe Covid-19, e kanë të njëjtën proteinë.

Hulumtuesit shpresojnë, që gjetjet e reja do t’indihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më shumë se si Covid-19, mund t’i infektojë qelizat e shëndetshme të njeriut, dhe pse sistemi i frymëmarrjes dhe mushkeritë janë ambiente kaq të përshtatshme për zhvillimin dhe replikimin e viruseve.

Gjithshtu  këta hulumtues kanë arritur të marrin fondet e duhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetitne New York, për të krijuar një antitrupth, që mund ta parandalojë replikimin e virusit duke e ndërprerë fusionin membranor.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Këto janë Pasojat që i Shkakton Duhani Trupit pas Shërimit nga Koronavirusi

Cila është Simptoma e re e Koronavirusit?

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]