Lart

Lajme

Mësimi i një gjuhe të dytë është më i lehtë kur jeni rreth 7 ose 8 vjeç

Mësimi i gjuhës së huaj në moshë të vogël gjithnjë e më shumë po vërehet te të gjithë fëmijët, sidomos gjuha angleze. Kjo mund të ketë përfitime, por kjo mund të ketë edhe efekte anësore. Kjo dukuri është bërë e zakonshme te fëmijët vitet e fundit për shkak të përdorimit të teknologjisë. Mësimi i gjuhës së dytë para moshës 3 vjeçare ndonëse tashmë është bërë e zakonshme për fëmijët shkaku i përdorimit të teknologjisë, mund të ndikoj në frustrimin që sjell konfuzioni i cilës fjalë në cilën gjuhë duhet ta përdorë, pasi që gjuhën amtare akoma nuk e ka zhvilluar në nivel të përdorimit të fjalive të thjeshta. Por cila është mosha e duhur që një fëmijë të mësoj një gjuhë të dytë? Mosha ideale që një...

Shpërndaj

Nëse buzët tuaja kanë ndryshuar ngjyrën, kontaktoni menjëherë mjekun

Lëkura jonë përbëhet nga shumë shtresa, por buzët përbëhen nga vetëm tre, gjë që e bën atë të hollë dhe veçanërisht të ndjeshme. Ngjyra e lëkurës gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në pamjen e buzëve. Sa më e lehtë të jetë lëkura, aq më të lehta do të jenë buzët. Ka arsye të ndryshme pse ndryshon ngjyra e buzëve dhe disa prej tyre janë: Rrjedhje e dobët e oksigjenit- për shkak të rrjedhjes së dobët të oksigjenit, ngjyra e buzëve ndryshon. Kjo gjendje quhet cianozë. Ndodh kur nivelet e ngopjes së oksigjenit bien nën 85 përqind ose nëse keni nivele të ulëta të hemoglobinës. Anemia- Buzët bëhen të zbehta ose të bardha nëse vuani nga anemia. Shkaktohet nga një dietë e ulët në hekur, mungesa e vitaminës B-12,...

Shpërndaj

Flini me telefonin pranë? Ja pse nuk duhet ta bëni më këtë veprim

Kohëve të fundit celularët janë bërë një domosdoshmëri dhe nevojë e madhe për të gjithë. Ne i përdorim gjerësisht dhe në çdo kohë por jemi pak të ndërgjegjshëm për rreziqet që sjell përdorimi i tepërt i tij sidomos përpara gjumit. Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve dhe po ashtu celularët përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë. Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre. Po ashtu netët mund të jenë tejet të mërzitshme pa përdorimin e celularëve, mirëpo këtë zakon duhet ta ndryshoni menjëherë! Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit  shkakton pagjumësinë. Drita e kaltër...

Shpërndaj

Punoni me orë të gjata? Vesi i keq që “kërcënon” përditshmërinë tuaj

Orët e gjata të punës, përveç lodhjes, emocioneve negative dhe stresit, mund të krijojnë edhe një zakon të keq që është i aftë të “kërcënojë” si përditshmërinë, ashtu edhe trupin tuaj. Sipas gjetjeve përkatëse të publikuara në “Safety and Health at ëork”, varësia nga puna rrit konsumin e alkoolit. Ekipi shkencor shqyrtoi të dhënat nga 14 studime që përfshinin afërsisht 105,000 pjesëmarrës dhe arriti në përfundimin se, krahasuar me punën 35-40 orë në javë: 41-48 orë u shoqëruan me 10.4 g më shumë alkool të pastër në javë, që është pothuajse e njëjtë me një birrë 250 ml ose një litër verë. 49-54 orë u shoqëruan me 17.7 g më shumë alkool në javë, ekuivalente me një litër birrë të lehtë ose një gotë të madhe verë. Kjo sepse pirja...

Shpërndaj

Lini patjetër një takim me mjekun, duart vazhdimisht të ftohta paralajmërojnë disa sëmundje

Të gjithë kemi duar të ftohtë edhe pse jemi në ambiente të ngrohta. Shpeshherë, duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi. Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të patur kujdes. Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gjakut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve. Nëse jeni në një ambient shumë të ftohtë dhe keni duar të ftohta vetvetiu, atëherë duhet të keni kujdes nga shenjat paralajmëruese të ngrirjes. Shenjat dhe simptomat e tjera nga të cilat duhet t’i keni në vëmendje kur keni duar të ftohta janë: -Kur keni këmbë...

Shpërndaj

Ekspertët tregojnë një metodë të re për largimin e ankthit dhe stresit

Ankthi dhe stresi konsiderohen si ndjenja të përgjithshme shqetësimi që lidhet me një krizë të caktuar. E për shmangien e tyre, shumë njerëz praktikojnë aftësitë e sjelljes njohëse, ku një nga aftësitë të këtij lloji është edhe teknika e cila njihet si “333”. Sipas ekspertëve, kjo është një aftësi e lehtë që mund ta mbani mend dhe që mund ta përdorni në momentet kur keni ndjenjë shqetësimi. Ekspertët në “ChoosingTherapy” thonë se teknika 333 mund t’ju ndihmojë të dalloni pamjet, tingujt dhe teksturat, duke ju bërë të tejkaloni momentin e shqetësimit, shkruan The Sun. “Rregulli 333 ju nxjerr nga koka mendimet shqetësuese, duke përdorur shqisat tuaja si një mënyrë për t’u rilidhur me trupin tuaj në mes të simptomave negative të ankthit, duke përfshirë mendimet ndërhyrëse dhe sulmet e...

Shpërndaj

Mjekët e Pfizer thonë se vaksina për kancerin mund të jetë gati në 2030

Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030, kështu kanë thënë dy mjekët e famshëm  që krijuan vaksinën anti Covid të Pfizer Biontech. Profesorët gjermanë Ozlem Tureci, 55 vjeç dhe Ugur Sahin, 57 vjeç, thanë se ndërsa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë në lidhje me këtë vaksinë. “Ndjejmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë“, tha Tureci. Çifti bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani , në vitin 2008, ku dhe kanë zhvilluar  vaksinën Pfizer/ BioNTech të Covid. I pyetur nga bbc, se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në...

Shpërndaj

Del ilaçi i ri kundër depresionit

Një ilaç i ri do të vijë në ndihmë kundër depresionit. Ky ka qenë fokusi i diskutimeve në Kongresin e Organizmit Kombëtar psikiatrik në Itali që është mbajtur në Genova. Bëhet fjalë për një medikament i aprovuar nga Agjencia Italiane e ilaçeve në muajin Prill, që mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e depresionit. Funksionon me shpejt se trajtimet e tjera, veçanërisht në format e renda ku haset rezistence ndaj mjekimeve apo ka patur tentative vetëvrasje me herët, shpjegojnë psikiatrit. Është eksperimentuar fillimisht në 116 pacientë në 22 struktura spitalore të ndryshme, të cilët e kanë marrë në formën e një spray në hundë. Rezultoi se 64% e pacientëve patën përmirësim të dukshëm, ndërsa në 40% pati pothuajse zhdukje të sëmundjes. Simptomat depressive largohen dhe pacienti ka ndikim që...

Shpërndaj

Pija e fuqishme pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin

Për shkak të ushqimit me cilësi të ulët, gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, ateroskleroza dhe kolesteroli i lartë. Nëse disa vite më parë nga këto sëmundje vuanin vetëm të moshuarit, mbi 60 vjeç, sot mjekët japin alarmin, gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga këto sëmundje. Më mirë të parandalosh sesa të trajtosh Nëse nuk ulni presionin e gjakut dhe kolesterolin në kohë, do të shkaktoni probleme serioze shëndetësore, potencialisht edhe vdekje. Krahas terapisë së përshkruar nga mjekët, nuk është e kotë të aplikohen edhe disa “ilaçe” popullore të provuara, të cilave gjyshet tona besonin dhe besonin se sa më natyralë të ishin përbërësit, aq më efektiv do të ishte trajtimi. Epo, ekziston një pije që përdoret në mjekësinë popullore...

Shpërndaj

1.734 mamografi të kryera për 9 muaj në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Radiologjisë, janë kryer 1 mijë e 734 mamografi. Sipas njoftimit, me rekomandim të mjekëve specialistë, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 1 mijë e 350 ultrazë gjiri për pacientët. “Sipas raportit të punës për periudhën 9 mujore të këtij viti, janë kryer, po ashtu, 321 biopsi të gjirit”, thuhet në njoftim....

Shpërndaj